Vaksina kundër virusit të Nilit Perëndimor ende ‘vite larg’ ndërsa sëmundja vazhdon e përhapet

Banorët në jug të Spanjës po shqetësohen gjithnjë e më shumë pasi virusi i Nilit Perëndimor vazhdon të përhapet.

Në mesin e të infektuarve është edhe nëna 86 vjeçare e Antonios e cila kishte gjendje të mirë shëndetësore derisa u pickua nga një mushkonjë.

Ajo që filloi si sëmundje e përgjithshme, ngadalë u përkeqësua.
“Ajo kishte dhimbje koke të forta, të vjella, dhe kishte vështirësi në ecje”, tha djali i saj, Antonio Pineda.

Ajo u shtrua në spitalin Virgen del Rocio në Sevilje, Spanjë, por vdiq disa ditë më vonë.

Shumë shpejt doli se ajo ishte infektuar me virusin e Nilit Perëndimor.

Nili Perëndimor nuk është një sëmundje e re: rasti i parë u zbulua në Ugandë në vitin 1937, por që nga ajo kohë, mijëra raste janë regjistruar në mbarë botën, me gjithnjë e më shumë të regjistruar çdo vit.

Megjithatë, 1% e të infektuarve vdesin, shkruan euronews.

“Ka një numër të vogël të rinjsh me infeksione të rënda dhe ne ende nuk e dimë arsyen”, tha Jordi Figuerola, studiues në CSIC, Këshilli Kombëtar i Kërkimit të Spanjës.

Virusi deri më tani është raportuar si i pranishëm në 16 vende evropiane.

Italia ka shkallën më të lartë të rasteve në përgjithësi, me 331 të infektuar dhe 13 vdekje.

Por, vendi me shkallën më të lartë të vdekjeve është Greqia, me 25 persona të vdekur dhe 162 raste të regjistruara.

Ndërkohë Spanja është vendi i tretë në Evropë më i prekur nga virusi, me 71 raste të konfirmuara dhe shtatë vdekje.

Deri më tani, mushkonjat sapo janë parë si një bezdi e lehtë që vjen me nxehtësinë e verës.

Mirëpo, përhapja e virusit të Nilit Perëndimor i ka kthyer insektet në një kërcënim që i bën njerëzit të jetojnë të frikësuar.

“Ka kushtëzuar jetën tonë të përditshme”, tha Juan Jose Sanchez Silva, zëdhënës i platformës spanjolle kundër virusit.

Javët e fundit, lagjet në të gjithë rajonin e Seviljes kanë organizuar demonstrata në rrugë për masat që do të lejonin identifikimin e virusit më shpejt te pacientët, duke u mundësuar autoriteteve të merren me këtë çështje më shpejt.

Siç raportohet, shkencëtarët në Barcelonë janë duke e studiuar atë.

Biologu Jorge Carrillo drejton projektin e imunologjisë LWNVIVAT të Nilit Perëndimor në fondacionin kërkimor IrsiCaixa.

Pjesë e projektit që vitin e kaluar mori më shumë se 5 milionë euro financim nga BE-ja janë disa vende evropiane.

Për momentin, hulumtimi është në fazat e tij të hershme dhe Carrillo pret 3-8 vjet për t’u realizuar.