Rritet numri i pacientëve me sulme në tru, rëndësi ka edhe njohja e simptomave të sulmeve

Shkup, 9 maj medial.mk/ – Sulmet në tru janë sëmundje të zakonshme dhe të paparashikueshme në popullatë, dhe ndër tre sëmundjet kryesore për sa i përket incidencës dhe frekuencës së shfaqjes, që mund të lënë invaliditet të përhershëm ose përfundim me fatalitet, thekson për TVM2 drejtori i Klinikës së Neurologjisë Jovan Bozhinovski. Ai thekson se në vend po rritet numri i pacientëve me sulme në tru dhe kjo mund të vie si pasojë e shumë faktorëve si mënyra jo e shëndetshme e jetesës, aktiviteti pasiv i njeriut, stresi, ajri i ndotur, ushqimi jocilësor etj. Rëndësi të madhe ka edhe njohja e simptomave që të merren masa për evitimin e problemeve më të rënda të pacientëve.

“Sëmundja është multifaktoriale dhe do të bëhet më e zakonshme. Fatkeqësisht, mendohej se ishte një sëmundje e popullsisë së moshuar, por po shohim gjithnjë e më shumë pacientë më të rinj. Kur të paraqiten simptomat e sulmit në tru janë të vështira për tu parandaluar por me rëndësi është të njihen, sa më herët që të, mund të shpëtohen neurone të trurit, ose qeliza të trurit, me lloje të caktuara të terapive. Në përgjithësi simptomat e sulmit në tru janë mpirje e njërës anë të fytyrës, ndryshimi i të folurit që është i pakuptimtë, pamundësia e të folurit si dhe pa aftësia e të kuptuarit kur dikush flet, dobësim i njërës anë të trupit, problem koordinimi, kokë dhimbje, probleme në të pamurit.”, theksoi për TVM2 drejtori i Klinikës së Neurologjisë Jovan Bozhinovski.

Drejtori i klinikës së Neurologjisë thotë se kapacitet në Klinikë janë të limituara për pacientët dhe dëshiron të bëjë renovimin e ndërtesës, për rritjen e kapaciteteve për pacientët.

“Fatkeqësisht në Klinikën tonë kapacitetet janë të limituara. Çdoherë do të kërkohet edhe në të ardhmen të ketë vend për këta pacientë, funksionojmë me 30-40 shtretër spitalorë për pacientët e palëvizshëm ose në gjendje të rëndë shëndetësore. Ne kemi vende të lira edhe këtu tek ndërtesa afër mirëpo kjo ndërtesë nuk ka pasur asnjëherë ashensor dhe mundemi ti hospitalizojmë vetëm pacientët që janë më stabil. Në këtë fazë insistoj për renovimin e ndërtesës së vogël dhe të vendoset ashensor që të mundemi ti rrisim kapacitetet tona sepse periudhën që vjen pritet të rritet numri i pacientëve me sulme në tru.”, theksoi për TVM2 Bozhinovski.

Drejtori Bozhinovski theksoi se edhe pse sulmet mund të shfaqen papritur ato mund të parandalohen me marrjen e terapisë së rregullt si pacientët me diabet, kolesterol të lartë, ata me sëmundje kardiovaskulare. Njëherit apeloi pacientët që të bëjnë një jetë më të shëndetshme me aktivitet fizik, ushqim të shëndetshëm dhe mbajtjen e stresit nën kontroll.

Leave a Reply