Fillon kongresi punimet i VLEN-it: Të pranishëm kryeministrat Kurti dhe Mickovski

Shkup, 9 maj medial.mk/ – Ka nisur punimet Kongresi i parë i koalicionit politik VLEN, ku të pranishëm janë figura të larta politike nga rajoni, përfshirë kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti dhe kryeministrin e Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickoski.

Kongresi po zhvillohet në praninë e funksionarëve partiakë, deputetëve, ministrave dhe përfaqësuesve të shumtë politikë, ndërsa pritet të diskutohen drejtimet politike dhe organizative të VLEN-it në periudhën e ardhshme.

Pjesëmarrja e Kurtit dhe Mickoskit në këtë ngjarje shihet si një moment i rëndësishëm politik, duke marrë parasysh rolin e VLEN-it në skenën politike shqiptare në Maqedoninë e Veriut.

Në kongres pritet të mbahen edhe fjalime nga liderët dhe përfaqësuesit e koalicionit, si dhe të prezantohen prioritetet politike dhe programore të subjektit.

Leave a Reply