Tentativa e dytë për atentat ndaj Trump, autori qëndroi 12 orë i fshehur në shkurre
Detaje të reja janë bërë publike nga tentativa e dytë për atentat ndaj ish-presidentin Donald Trump. Sipas dokumenteve, të cilat janë paraqitur në gjykatë, nga të dhënat telefonike është zbuluar se i dyshuari mund të ketë qëndruar në pritje për gati 12 orë të shtunën.
Më pas, shërbimi Sekret hapi zjarr pasi njëri prej agjentëve pikasi grykën e pushkës që dilte nga shkurret të dielën, mbi 300 metra pranë fushës ku ish-presidenti po luante golf. Fatmirësisht askush nuk u lëndua, shkruan A2 CNN.
Një gjykatë federate ngriti akuza për armëmbajtje ndaj Ryan Wesley Routh një ditë pasi ai u pikas ndërsa fshihej me një armë në shkurret përreth fushës së golfit të ish-presidentit në Florida.