Shpërthime në Kiev, droni rus rrëzohet pranë pallatit presidencial gjatë vizitës së kryeministrit britanik

Vizita e Keir Starmer në pallatin presidencial në Kiev u prit me një mesazh nga Rusia kur një dron u shpërthye nga qielli lart.
Kryeministri po takonte presidentin Volodymyr Zelensky për të diskutuar hapat e ardhshëm për Ukrainën, në vizitën e parë të tij në Kiev që nga fitorja e tij në zgjedhje korrikun e kaluar.
Zhurma e armëve dëgjohej në oborrin e pallatit ndërsa sirenat ajrore paralajmëronin për sulme të mundshme me dron.
Ndërsa zhurmat e sirenave janë një dukuri e përditshme në Ukrainë, është e rrallë që dronët të qëllohen nga qielli mbi pallatin presidencial, shkruan skynews, përcjell Telegrafi.
Bëhet e ditur se një dron u rrëzua, megjithëse dëshmitarët okularë mendojnë se kishte të paktën dy dronë që operonin dhe dyshojnë se ishin ndoshta dronë vëzhgimi.
Ndërsa Starmer tha se kërcënimi me dron ishte “një kujtesë e asaj me të cilën Ukraina po përballet çdo ditë”.
Ndryshe, britaniku u zotua të qëndrojë pranë Ukrainës për aq kohë sa duhet dhe ta vendosë Kievin në pozicionin më të fortë të mundshëm për negociatat me Rusinë.
Ai u zotua të punojë me Ukrainën në muajt në vijim për të garantuar siguri për vendin në çdo marrëveshje armëpushimi, duke hapur gjithashtu derën për dislokimet e mundshme të trupave, duke thënë se “asgjë nuk është jashtë tryezës”.
“Ne duhet të jemi plotësisht të qartë – një paqe e drejtë dhe e qëndrueshme vjen përmes forcës”, tha Keir.