Re tymi “pushtojnë” qytetin portugez prej zjarreve që shkatërrojnë rrethinat
Zyrtarët e mbrojtjes civile thanë se disa zjarrfikës janë plagosur teksa përpiqen të kufizojnë zjarret deh rreth 70 banorë janë detyruar të largohen nga banesat.
Tym i trashë e i zymtë ka mbuluar ditën e sotme qytetin portugez të Aveiro ku disa zjarre vijojnë të djegin zonat pyjore. Zyrtarët e mbrojtjes civile thanë se disa zjarrfikës janë plagosur teksa përpiqen të kufizojnë zjarret deh rreth 70 banorë janë detyruar të largohen nga banesat.
Gjithashtu disa partnerë evropianë u zotuan sot për ndihmë në mjete zjarrfikëse për katastrofën në veri të Portugalisë. Katër shtete iu përgjigjën kërkesës së vendit, i cili zotëron rreth 30 avionë dhe helikopterë që mund të përdoren kundër zjarreve.
“Po mobilizojmë tetë avionë zjarrfikës nga mekanizmi i mbrojtjes civile të bllokut, dhe falenderojnë Francën, Italisë, Greqinë e Spanjën për reagimin e tyre të shpejtë,” thuhej në deklaratën e BE.
Në vend raportohej sot se 2,300 njerëz po luftojnë kundër 26 zjarreve të nisura papritur të shtunën të nxitur nga era.
“Situata është e vështirë por do të jetë një luftë sot dhe nesër”, tha kreu i mbrojtjes civile kombëtare Andre Fernandes.
Të dielën një zjarrfikës tragjikisht vdiq nga ataku kardiak teksa bënte një pushim nga zjarret në jug të qytetit të Porto, njoftonte ministria e brendshme. Rreth 10,300 toka e pyje janë dëmtuar deri tani nga zjarret, relativisht më pak se vitin që shkoi.