Papa i bën thirrje rebelëve sirianë ta stabilizojnë vendin
Papa Francesku i ka bërë thirrje rebelëve sirianë që rrëzuan regjimin e Assadit, që të stabilizojnë vendin dhe të qeverisin në mënyrën që do të ”promovojnë stabilitet dhe unitet në vend”.
“Lutem për popullin sirian dhe shpresoj të jetojnë në paqe dhe siguri me më të dashurit e tyre, dhe fetë e tjera të jenë urë lidhëse në miqësi dhe respekt të ndërsjellë për të mirën e kombit që e preku një luftë shumë vjeçare”, tha Papa në Vatikan.
Ndryshe Vatikani vlerëson se rreth 300 mijë të krishterë jetojnë në popullatën prej 25 milionë.
Në anën tjetër, lideri i rebelëve sirianë është zotuar të respektoj të drejtat e të gjithëve që jetojnë në Siri dhe ka bërë thirrje për unitet.