Mbështeti gjendjen e emergjencës, ish-ministri tenton vetëvrasjen në burg

Ish-ministri i Mbrojtjes i Koresë së Jugut, Kim Yong-hyun u përpoq të vetëvritej në një burg në Seul, ku po mbahet nën akuzat për kryengritje, lidhur me hetimin mbi ligjin ushtarak që Presidenti Yoon Suk-yeol shpalli më 3 dhjetor dhe e tërhoqi disa orë më vonë për shkak të refuzimit të Parlamentit.

Lajmi u raportua nga agjencia Yonhap, duke cituar që tha kreun e qendrës penitenciare, Shin Yong-hae, gjatë një seance dëgjimore parlamentare.

Kim, që besohet të jetë figura qendrore në shpalljen e ligjit ushtarak, po mbahet  në izolim dhe shëndeti i tij mbetet i qëndrueshëm.

Shefi i policisë kombëtare të Koresë së Jugut dhe shefi i policisë kombëtare të Seulit janë arrestuar për rolet e tyre në zbatimin e dekretit jetëshkurtër të ligjit ushtarak.

Mediat vendase kujtojnë se zhvillimi ndodhi vetëm pak orë pas paraqitjes së mocionit të ri të shkarkimit ndaj Yoon nga opozita e udhëhequr nga Partia Demokratike.