Izraeli fillon operacionin tokësor në Liban

Ushtria izraelite ka konfirmuar se trupat e saj kanë filluar një “operacion tokësor të synuar” në Libanin jugor.

Forcat e Mbrojtjes të Izraelit thanë se kishin filluar “sulme të lokalizuara dhe të shënjestruara” kundër objektivave të Hezbollahut në zonën kufitare të Libanit jugor, shkruajnë mediat e huaja.

Siç është thënë më tej, “këto objektiva janë të vendosura në fshatra afër kufirit dhe përbëjnë një kërcënim të menjëhershëm për komunitetet izraelite në Izraelin verior”.

Ajo shtoi se operacioni do të vazhdojë “sipas vlerësimit të situatës dhe paralelisht me luftimet në Gaza dhe në arena të tjera”.