Blinken do të takohet me ministrin e Jashtëm turk për të diskutuar mbi Sirinë
Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, do të udhëtojë në Ankara, Turqi, për të diskutuar situatën në Siri me homologun e tij turk, raporton agjencia e lajmeve Reuters.
Turqia ka pritur një numër të madh refugjatësh sirianë që nga fillimi i luftës civile në vitin 2011, transmeton Telegrafi.

