Të paktën 58 viktima në përleshjet mes rebelëve në veri

Numri i viktimave në përleshjet mes grupeve të armatosura rebele në Kolumbinë veriore është rritur në 58.

Kështu shkruan gazeta El Tiempo, duke cituar të dhëna nga autoritetet.

Numri i viktimave është më i lartë në komunat Tibu dhe Teorama, përkatësisht 19 dhe 22.

Banorët e rajonit Catatumbo, ku ndodhin luftimet, po lëvizin në numër të madh në rajone të tjera.

Përplasjet mes Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare (ELN) dhe grupeve të formuara nga ish-anëtarë të Forcave të Armatosura Revolucionare të Kolumbisë (FARC), vazhdojnë prej disa ditësh.

ELN, e cila përfshin disa mijëra njerëz, mbetet i vetmi grup i madh rebel në vend, pasi qeveria arriti një marrëveshje paqeje me FARC.