Diplomacia amerikane në aksion, Blinken me urgjencë në Irak për çështjen e Sirisë

Sekretari Amerikan i Shtetit, Antony Blinken bëri një vizitë të paparalajmëruar në Irak për të takuar kryeministrin Mohammed Shia al-Sudani për bisedime mbi të ardhmen e Sirisë fqinje.

Blinken po viziton rajonin pas rënies së shpejtë të qeverisë së Bashar al-Assad përballë një avancimi nga fraksionet e opozitës siriane.

Përmbysja e Asadit e gjeti Uashingtonin në befasi dhe administrata në largim e Presidentit Joe Biden po u kërkon rebelëve fitimtarë, me të cilët po përpiqet të vendosë kontakte, të krijojë një qeveri që shmang fraksionet islamike dhe që përfshin pakicat e Sirisë.

Blinken vizitoi ambasadën amerikane në Bagdad dhe tha se foli me Sudanin për situatën në Siri.