Hamas i dorëzon Egjiptit listën e pengjeve që do të lirohen

Hamasi i dorëzoi Egjiptit një listë të pengjeve izraelitë të mbajtur rob në Gaza, të cilët pritet të lirohen sipas marrëveshjes me Izraelin.

Lista përfshin emrat e të rrëmbyerve të sëmurë, të moshuar dhe të plagosur, si dhe katër me nënshtetësi amerikane.

Sipas burimeve palët po demonstrojnë vullnet të “paprecedentë” në përpjekjet e tyre për të arritur një marrëveshje dhe se ndërmjetësuesit Katari, Egjipti dhe Shtetet e Bashkuara po mbikëqyrin bisedimet.

Ndërmjetësuesve iu dërgua gjithashtu një listë e të burgosurve palestinezë që Hamasi do të dëshironte të shkëmbente.