Ishin nisur drejt Italisë, përmbyset gomonia me emigrantë, 60 të vdekur

Të paktën 60 emigrantë kanë humbur jetën pasi gomonia që ishte nisur nga Libia drejt Italisë u përmbyt.

Kështu raportuan 25 të mbijetuarit e Ocean Viking, anijes SOS Méditerranée, e cila i shpëtoi të mërkurën në Mesdheun qendror.

“Të mbijetuarit u larguan nga Zawiya, Libi, 7 ditë përpara se të shpëtoheshin”, shkruan OJQ-ja në një postim në Twitter.

Motori u prish pas 3 ditësh, duke lënë emigrantët pa ujë dhe ushqim. Të paktën një fëmijë ishte në mesin e viktimave. Dy nga të mbijetuarit u evakuuan nga roja bregdetare italiane gjatë natës dhe u transportuan në spitalin e Siçilisë.

Ngjarje të tilla tragjike nuk janë të pakta dhe as të fundit, në dhjetor të vitit të kaluar një gomone me mbi 80 persona në bord u fundos në brigjet e Libisë.

Organizata Ndërkombëtare për Emigracionin bëri të ditur se 61 persona humbën jetën  të zhdukur, ndërsa 25 mbijetuan.

Vetëm gjatë vitit 2023, mbi 2000 mijë njerëz humbën jetën në det.