Kamberi flet për diskriminimin e shqiptarëve në Luginë: Vetëm 17 për qind janë në institucionet shtetërore lokale
Deputeti i vetëm shqiptar në Parlamentin e Serbisë, Shaip Kamberi, ka folur për diskriminimin e shqiptarëve në Luginën e Preshevës.
Ai ka thënë se shqiptarët në Luginën përbëjnë shumicën e popullsisë, por se vetëm 17 për qind prej tyre kanë poste në institucionet shtetërore lokale.
“Në Luginën e Preshevës, shqiptarët përbëjnë 71% të popullsisë, por kanë vetëm 17% të përfaqësimit në institucionet shtetërore lokale dhe të rrethit”, ka shkruar Kamberi në platformën X.
“Serbia zgjedh mandate të numrit të punonjësve institucionalë duke pasqyruar strukturën etnike rajonale, duke theksuar diskriminimin e qeverisë ndaj shqiptarëve”, ka shtuar ai.

