Tezgat e Parisit – sallon ondulimi për të pastrehët dhe njerëzit në nevojë

Për të shkuar te berberi apo në një sallon ondulimi në Francë nuk është edhe aq e lehtë dhe e thjeshtë. Disa persona, siç janë të pastrehët nuk ia dalin dot.

Në Paris, në Sheshin e Republikës, një herë në muaj, vullnetarët e shoqatës Berberët e Zemrës, të cilët janë të gjithë profesionistë, kujdesen pa ndonjë kompenzim për njerëzit e pastrehë dhe të varfërit, përcjellë RTKlive.

Këta vullnetarë kanë ngritur një tezgë për të pritur këta persona me kushte jo të mira, shumica të pastrehë.

Një burrë po i pren flokët, një tjetër e shkurton dhe rregullon mjekrrën ndërsa Miriami është shumë e lumtur për ndryshimin që do ta bën.

Për pesë vjet, kjo shoqatë ka ndihmuar tashmë mijëra njerëz për prerjen e flokëve. Sot, nëntë qytete në Francë organizojnë këto lloj organizime apo sallone mobile për njerëzit që nuk ia dalin dot, përcjellë RTKlive.