Presidenti Pavel kërkon futjen e vendit në zonën euro
Presidenti çek, Petr Pavel ka shfrytëzuar fjalimin e tij të parë të Vitit të Ri që nga marrja e detyrës për të bërë thirrje për futjen e euros në vendin e tij.
”Ka ardhur koha që ne të fillojmë të ndërmarrim hapa konkretë që do të çojnë në përmbushjen e këtij angazhimi”, tha presidenti 62-vjeçar.
”Për një vend me një ekonomi të hapur dhe të orientuar nga eksporti, i cili ndodhet në qendër të Evropës, monedha e përbashkët është e ardhmja logjike”, theksoi ai.
Çekia ka monedhën e saj, korunën.
Praga mori një angazhim për të adoptuar euron kur u bashkua me BE-në, pothuajse 20 vjet më parë, por nuk u caktua asnjë kornizë kohore.
Qeveria liberalo-konservatore e kryeministrit Petr Fiala nuk ka arritur ende të bie dakord për një datë për t’u bashkuar me euron.
Megjithatë, një ndryshim i ligjit që hyri në fuqi në fund të vitit u lejon kompanive që gjenerojnë pjesën më të madhe të xhiros në euro të mbajnë llogaritë e tyre në këtë monedhë.
Dhoma e Tregtisë e vendit thotë se shumë kompani të mëdha gjithsesi faturojnë njëra-tjetrën në euro.

