Argjentina vendos të mos bashkohet me grupin e vendeve në zhvillim BRICS
Qeveria argjentinase ka tërhequr anëtarësimin e vendit të Amerikës së Jugut në grupin BRICS të ekonomive në zhvillim, i cili do të fillonte në fillim të janarit.
”Presidenti ultraliberal Javier Milei deklaroi zyrtarisht anulimin në një letër drejtuar vendeve anëtare Brazilin, Rusinë, Indinë, Kinën dhe Afrikën e Jugut”, konfirmoi ministrja e Jashtme argjentinase Diana Mondino në një intervistë.
Në letrën e Mileit, të publikuar nga mediat vendase, thuhet: “Siç e dini, linja e politikës së jashtme të qeverisë që unë drejtoj prej disa ditësh ndryshon në shumë raste nga ajo e qeverisë së mëparshme. Për këtë arsye disa vendime të marra më parë do të rishikohen”.
Milei u betua si presidenti i ri në fillim të dhjetorit, pasi fitoi zgjedhjet me premtime gjithëpërfshirëse për një kthesë ekonomike dhe politike.
Në samitin e BRICS të mbajtur gushtin e kaluar në qytetin e Afrikës së Jugut të Johanesburgut, çuditërisht u njoftua zgjerimi i grupit me gjashtë anëtarë të rinj.
Përveç Argjentinës, Arabia Saudite, Irani, Emiratet e Bashkuara Arabe, Egjipti dhe Etiopia do t’i bashkohen gjithashtu aleancës së ekonomive të rëndësishme në zhvillim më 1 janar 2024.

