Një stuhi e fortë godet Gjermaninë, të lënduar e dëme të mëdha
Një stuhi e fortë ka kaluar nëpër Gjermani natën e së premtes. “Zoltan” shkaktoi dëme të konsiderueshme, sidomos në veriun gjerman. Lëvizja e anijeve u ndërpre. Në brigjet veriore ka paralajmërim për përmbytje.
Stuhia me emrin “Zoltan” kaloi nëpër Gjermani natën e së premtes duke lënë pas dëme të konsiderueshme. Në shumë lande gjermane për shkak të stuhisë u mbyllën tregjet e krishtlindjeve. Lëvizja e anijeve në brigjet veriore të Gjermanisë u ndërpre. Edhe në trafikun hekurudhor pati ndërprerje e vonesa.
Dallgë në ishullin Rygen, në sfond shihet qyteti StralsundDallgë në ishullin Rygen, në sfond shihet qyteti Stralsund

