Makina me emigrantë aksidentohet në tentativë për t’i shpëtuar policisë, 8 të vdekur
Tetë persona, mes tyre emigrantë nga Hondurasi, humbën jetën të mërkurën në Teksas të SHBA-së në një aksident automobilistik. Përplasja ndodhi gjatë një ndjekjeje nga policia të një burri të dyshuar si trafikant.Shoferi që shkaktoi aksidentin fatal po transportonte pesë emigrantë pa dokumente dhe u përpoq të shpëtonte nga policia pranë qytetit të Batesville, rreth 100 kilometra nga kufiri me Meksikën.

