Presidenti i Brazilit: Ajo që po ndodh në Gaza nuk është luftë, por gjenocid
Presidenti i Brazilit, Lula da Silva thotë se përshkallëzimi në Gaza nuk ishte një luftë, por “gjenocid” që ka shkaktuar vdekjen e mijëra fëmijëve.
“Ajo që po ndodh tani në Lindjen e Mesme është shumë serioze,” tha Lula.
Nuk ka të bëjë me diskutimin se kush ka një arsye apo kush e ka gabim. Problemi është se nuk është një luftë, është një gjenocid që ka vrarë 2000 fëmijë që nuk kanë asnjë lidhje me këtë luftë, por janë viktima.”, shtoi ai.
Të paktën 6,546 palestinezë, duke përfshirë 2,704 fëmijë, janë vrarë dhe 17,439 janë plagosur nga sulmet izraelite në Gaza që nga 7 tetori.

