Pekin, diplomati izraelit qëllohet me thikë në mes të rrugës

Momente paniku në mes të një rruge në Pekin kur një burrë i paidentifikuar sulmoi dhe goditi me thikë një diplomat izraelitNë pamjet e publikuara nga mediat e huaja shihet se autori përleshet me viktimën dhe e hedh në trotuar, para se ta godasë me thikë, para syve të habitur të kalimtarëve.

Viktima më pas ngrihet dhe largohet nga vendi i ngjarjes, ndërkohë që edhe autori ikën duke çaluar. Punonjësi i ambasadës izraelite në Pekin u dërgua në spital pas sulmit.

Sipas një deklarate të lëshuar nga Ministria e Jashtme e Izraelit, diplomati është shtruar në spital në gjendje të qëndrueshme, ndërsa po hetohet për motivin e sulmit, i cili nuk ndodhi në ambasadë.

https://twitter.com/AdityaRajKaul/status/1712770124615155936?ref_src=twsrc%5Etfw%7Ctwcamp%5Etweetembed%7Ctwterm%5E1712770124615155936%7Ctwgr%5E1fc7876e622b506a1365d441122cdd6be7cdbc33%7Ctwcon%5Es1_&ref_url=https%3A%2F%2Falsat.mk%2Fpekin-diplomati-izraelit-qellohet-me-thike-ne-mes-te-rruges%2F