Marrja peng e shtetasve amerikanëve nga Hamasi, Biden: Do bëjmë gjithçka për t’i gjetur dhe kthyer në shtëpitë e tyre
Presidenti i SHBA Joe Biden thanë një deklaratë për mediat foli për luftën mes Izraelit dhe Hamasit, të cilën e quajti ‘barbarizëm të pastër’.Po ashtu ai bëri me dije se do të flasë personalisht të përmes video-konferencës me familjet e amerikanëve që besohet se mbahen peng nga Hamasi. Ku ndër të tjera tha se se bëhet gjithçka e mundur për gjetjen e pengjeve amerikanë dhe kthimin e tyre në atdhe.“Unë mendoj se ata duhet të dinë se presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës kujdeset thellësisht për atë që po ndodh. Thellësisht. Ne duhet t’i komunikojmë botës se kjo është kritike. Kjo nuk është as sjellje njerëzore. Është barbarizëm i pastër. Ne do të bëjmë gjithçka në fuqinë tonë për t’i çuar në shtëpi nëse mund t’i gjejmë,” tha ai.Komentet e tij vijnë pasi 17 amerikanë mbeten të pagjetur pas sulmit të befasishëm në Izrael nga grupi militant Hamas gjatë fundjavës.

