Fidan bisedë telefonike me homologun nga Emiratet e Bashkuara Arabe

Ministri i Jashtëm i Türkiye-s, Hakan Fidan ka zhvilluar bisedë telefonike me ministrin e Punëve Jashtëm të Emirateve të Bashkuara Arabe (EBA), Sheikh Abdullah bin Zayed Al Nahyan, për zhvillimet e fundit në Izrael dhe Palestinë, transmeton Anadolu.

Sipas informacionit të marrë nga burime diplomatike, Fidan zhvilloi bisedë telefonike me homologun e tij nga EBA, Al Nahyan.

Në bisedë u diskutua për situatën humanitare në Gaza në kuadër të zhvillimeve të fundit në Izrael dhe Palestinë.