SHBA reagon lidhur me sulmin e grupeve radikale armene në Los Angeles

Lidhur me sulmin e kryer nga grupet radikale armene ndaj pjesëmarrësve, përfshirë edhe ambasadorin e Türkiye-s në Washington, Hasan Murat Mercan në konferencën me temë “Diplomacia Publike e Türkiye-s” e cila u mbajt në Los Angeles të SHBA-së, Departamenti Amerikan i Shtetit deklaroi se do të ndërmarrin të gjithë hapat e nevojshëm për garantimin e sigurisë së diplomatëve”, raporton Anadolu.

Në një deklaratë për AA nga Zyra e zëdhënësit të Departamentit të Shtetit thuhet janë të informuar për ngjarjet më 29 shtator nën organizimin e Universitetit të Kalifornisë Jugore (USC) në të cilën mori pjesë edhe ambasadori i Türkiye-s në Washington, Hasan Murat Mercan.

“Ne ritheksojmë angazhimin tonë të vendosur për të garantuar sigurinë e diplomatëve dhe ne do të vazhdojmë të ndërmarrim të gjithë hapat e nevojshëm për garantimin e sigurisë së atyre që zhvillojnë diplomaci”, thuhet në deklaratë.

Po ashtu bëhet e ditur se po punohet së bashku me Departamentin e Policisë në Los Angeles për të hetuar ngjarjen.

Grupet radikale armene në qytetin Los Angeles të SHBA-së, sulmuan fizikisht dhe verbalisht pjesëmarrësit në konferencën me temë “Diplomacia Publike e Türkiye-s” e mbajtur më 29 shtator nën sponsorizimin e përbashkët nga Instituti Yunus Emre (YEE) dhe Shkolla e Gazetarisë USC Annenberg.

Një grup prej 11 studentësh filluan protestën kur ambasadori i Türkiye-s në Washington, Mercan doli në foltore për të mbajtur fjalim. Grupi që u nxor jashtë nga salla nga ana e policisë u përpoq gjatë konferencës të ndikojë rrjedhën e zakonshme të programit duke bërë zhurmë jashtë.

Pas përfundimit të konferencës, pjesëmarrësit e programit u sulmuan fizikisht dhe verbalisht nga grupet radikale armene jashtë.