Afrika e Jugut, vriten dy ushtarë dhe plagosen disa të tjerë në rrethana të paqarta

Dy ushtarë të Marinës së Afrikës së Jugut kanë vdekur në det pranë Cape Town dhe pesë të tjerë janë shpëtuar pas një aksidenti, rrethanat e të cilit ende nuk janë sqaruar.

Zëdhënësi i NSRI, Craig Lambinon tha se gjithsej shtatë persona u shpëtuan, por “për fat të keq dy vdiqën”.

Një nga të shpëtuarit është dërguar në spital dhe ndodhet në gjendje të rëndë. Katër të tjerët kanë lëndime të lehta.

Operacioni i kërkim-shpëtimit vazhdon pasi një ushtar është ende i zhdukur.

Aksidenti ka ndodhur pasdite në afërsi të fshatit bregdetar Kometie, i cili është përballë Oqeanit Atlantik.

Marina e Afrikës së Jugut këtë javë po kryen stërvitje në Cape Town dhe publiku është ftuar të shohë nga afër anijet luftarake si dhe një nëndetëse.