Shoferi tërheq zvarrë me makinë policin në SHBA (Video)
Këto pamje tregojnë momentin kur një shofer tërheq me makinë një oficer policie.
Ngjarja u regjistrua në Brockton, Massachusetts. Shoferi ishte ndaluar nga efektivët, kur papritur i dha gaz makinës me derën hapur dhe me një prej policëve gjysmë të futur në makinë.
Për pak çaste polici u tërhoq zvarrë derisa përfundoi në mes të rrugës dhe makina u largua. Arratia zgjati pak, pasi shoferi u arrestua dhe ndodhet në paraburgim.
Sa i përket policit, ai ka pësuar dëmtime të lehta.

