Çahet mbrojtja ajrore ruse në Krime
Në Krimenë e pushtuar mbrojtja ajrore ruse është çarë dhe sulmet ukrainase po kalojnë të papenguara. Të Enjten në mëngjes forcat speciale të zbulimit ukrainas shkatërruan një sistem të sofistikuar rus të mbrojtjes ajrore.
Shërbimi i sigurisë (SBU) dhe marina kryen sulmin ndaj një objekt rus pranë Yevpatoriya duke përdorur raketa Neptuene dhe drone, sipas një burimi të zbulimit.
Pamjet e shpërndara në mediat sociale treguan zjarr dhe tym pranë qytetit, në perëndim të gadishullit të pushtuar nga Rusia.
Moska ende nuk ka komentuar drejtpërdrejt mbi pretendimin. Por Ministria ruse e Mbrojtjes tha se kishte rrëzuar disa dronë ukrainas dhe kishte penguar një sulm të veçantë në një anije patrullimi detar.
Sulmet e njëpasnjëshme në gadishullin e Krimesë kanë rritur frikën se ura lidhëse me Rusinë kontinentale mund të sulmohet sërish, ndaj trafiku u pezullua përkohësisht.
Sulmet e së Enjtes në Krime pasojnë sulmin e madh ndaj flotës ruse të Detit të Zi në kantierin detar të Sevastopolit.
Këto sulme në Krime nuk po sjellin reagimin që i druhej miliarderi amerikan Elon Musk kur sabotoi vitin e kaluar një operacion ushtarak ukrainas. Ai refuzoi t’u përgjigjet pyetjeve të SkyNeës në lidhje me pretendimet se pengoi sulmin ukrainas ndaj anijeve luftarake ruse.
Gazetari e pyeti nëse egoja dhe injoranca e tij kanë marrë jetë ukrainase, por Musk nuk reagoi.
Për këto sulme Ukraina po përdor kryesisht raketat e veta Neptune dhe ato StormShadoë të furnizuara nga Britania. Shpresat janë se brenda këtij viti ShBA-ja do t’i dërgojë Ukrainës raketat e shumë kërkuara ATACOMS. Kjo çështje pritet të dominojë takimin e javës së ardhshme në Shtëpinë e Bardhë mes presidentit Joe Biden dhe homologut të tij ukrainas Volodymyr Zelensky.
Takimi mes dy liderëve do të zhvillohet pas mbledhjes së Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së.

