Zjarri në Preshevë, tymi mbërrin në fshatërat e Likovës

Likovë, 6 Gusht – Zjarri që ka rënë pasditen e djeshme në rrethinën e Preshevës në Serbinë fqinje është i dukshëm edhe në Kumanovë.

Sipas njoftimeve të mediave serbe, janë djegur 50 hektarë pyll me pisha.

Mediat serbe kanë raportuar se në atë territor është shpallur gjendje e jashtëzakonshme. Në shuarjen e zjarrit marrin pjesë ekipet e zjarrfikësve dhe një pjesë e popullatës lokale.

Shërbimi për Situata Emergjente në komunën e Preshevës për RTS tha se nuk ka rrezik për popullatën.

Zjarri vazhdon edhe sot, pasi që tymi vërehet në fshatërat e komunës së Likovës.