Ziadin Sela / Shëndet, harmoni dhe begatitë e Zotit për ju dhe familjet tuaja!
Tetovë, 9 Korrik – Kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Ziadin Sela përmes një postimi ka uruar festën e Kurban Bajramit, duke shënuar se “Dashurinë dhe paqen mes nesh mund ta gjejmë vetëm nëse largojmë egon dhe ndajmë bashkë mirësitë.”
Gëzuar Kurban Bajrami!
Kjo ditë është nga mesazhet më të fuqishme se sakrifica dhe solidariteti sjellin festë dhe lumturi. Dashurinë dhe paqen mes nesh mund ta gjejmë vetëm nëse largojmë egon dhe ndajmë bashkë mirësitë.
Shëndet, harmoni dhe begatitë e Zotit për ju dhe familjet tuaja!

