Xhaferi takon Marin, premton ratifikim të protokollin aderues për anëtarësimin në NATO

Shkup, 20 qershor 2022 (MIA) – Kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Talat Xhaferi, sot ka takuar kryeministren e Republikës së Finlandës, Sana Marin.

Xhaferi theksoi se Maqedonia e Veriut e vlerëson mbështetjen e Finlandës në fushën e eurointegrimeve dhe parimin e saj se problemet bilaterale me Republikën e Bullgarisë nuk duhet të jenë pengesë për procesin integrues.

Ai theksoi se me Finlandën ndajmë të njëjtat angazhime politike dhe kemi marrëdhënie shumë të mira, si në planin bilateral ashtu edhe multilaterale. Pohoi se Maqedonia e Veriut i mbështet aspiratat e Finlandës për anëtarësim në NATO dhe e pohoi gatishmërinë e Kuvendit ta ratifikojë Protokollin qasës për anëtarësimin e Finlandës në NATO sa më shpejt të jetë e mundur.

Siç kumtoi pres-shërbimi i Kuvendit, Xhaferi shprehu dëshirën për përmirësimin e marrëdhënieve në të gjitha fushat dhe shprehu gatishmërinë për ngritjen e marrëdhënieve parlamentare në nivelin e kryetarëve të Kuvendit, grupeve të deputetëve dhe formave të tjera të bashkëpunimit ndërparlamentar.

Kryeministrja e Finlandës shprehu kënaqësinë për vizitën e saj në Maqedoninë e Veriut dhe vlerësoi përkushtimin dhe qëndrueshmërinë e vendit në zbatimin e reformave dhe përpjekjeve për fillimin e negociatave për anëtarësim sa më shpejt.

Ajo e përsëriti mbështetjen e Finlandës në këtë kontekst.

“Lidhur me aderimin e Finlandës në NATO, kryeministrja Marin theksoi unitetin e popullit dhe elitave politike të Finlandës për këtë çështje dhe vendosmërinë e Qeverisë për të hequr të gjitha pengesat për anëtarësimin e plotë në negociatat me Turqinë”, thuhet në kumtesë.

Ajo i theksoi edhe marrëdhëniet e suksesshme të deritanishme të Finlandës me Aleancën dhe renditi aftësitë ushtarake të Finlandës që të kontribuojnë në ngritjen e aftësive mbrojtëse të NATO-s në krahun lindor.

Në fund, të dy bashkëbiseduesit e konfirmuan gatishmërinë e dy vendeve, të cilat ndajnë të njëjtat vlera demokratike, të punojnë së bashku në zgjidhjen e sfidave aktuale të kontinentit dhe për një të ardhme më të mirë.