VMRO: LSDM e di se marrëveshja është e keqe, në dëm të gjuhës, identitetit dhe historisë maqedonase

Shkup, 25 korrik – LSDM e di se do të përjetojë debakël, për këtë nuk mbështet referendum, tradhtari Kovaçevski e ruan kolltukun.

Nëse LSDM-ja ishte e sigurt se marrëveshja të cilën e kanë arritur dhe protokollin që e kanë nënshkruar janë aq të mira, atëherë nuk do të kishin problem të dilnin në referendum.

LSDM e di se marrëveshja është e keqe dhe se është në dëm të gjuhës, identitetit dhe historisë maqedonase dhe për këtë ikin nga referendumi.

LSDM frikësohet nga populli. I cili u bashkua masivisht kundër bullgarizimit të planifikuar nga tradhtari Kovaçevski.

Tradhtari Kovaçevski fshihet edhe pas deputetëve të LSDM-së dhe pas qeverisë në tërësi, ikë nga referendumi dhe vetëm lufton që ta ruajë pozitën.