Vlora Nikçi, një aktore simpatike, e zonja dhe e suksesshme
Vlora Nikçi, aktorja kosovare që me rolet e saj të ndryshme arriti t’i bëjë për vete zemrat e secilit nga ne.
Me zotësinë,sinqeritetin, thjeshtësinë dhe elegancën, Vlora ka arritur të jetë një ndër aktoret më të pëlqyera për publikun shqiptar dhe më tej.
Përveç serialeve dhe filmave të ndryshme vendore ajo nuk është ndalur në asnjë moment duke punuar dhe duke qenë aktive në Teatrin Kombëtar të Kosovës, me shfaqje të ndryshme dhe interesante.
Në Shfaqjen “Bisha në Hënë”, Vlora na tregon më gjerësisht për ku thotë se shfaqja është tragjikomedi e njohur botërore nga dramaturgu Richard Kalinowski.
Ate tragjikomedi ne e kemi adoptiar per tragjedinë tonë shqiptare.

Për luftën për liri, për të rënët tanë dhe përdhunimet e grave, vajzave e djemve tanë gjate luftes së fundit në Kosovë.
Ajo shprehu falenderim per gratë e përdhunuara dhe familjet e dëshmorëve e martirëve, të cilët sollën rrobat e tyre për aktorët në skenë, ku me këto rroba shfaqja jonë u bë edhe më e gjallë.
Vlora Nikçi ne shfaqjen Bisha ne Hënë ne rrolin e Setes, kostum ka rrobat me të cilat u përdhunuan një vajzë dhe një grua gjate luftes ne Kosove.
Ato në menyrë anonime dërguan rroba në Teatrin kombëtar të Kosovës që Vlora t’i vesh ato gjatë performances, prandaj aktorja Nikçi krejt këtë e quan me fjalë të urtë shqipe, “pa u futur ne rrobat e tjetrit, nuk ja njeh dhimbjen atij/asaj.
Përveç shfaqjes “Bisha në Hënë”, Vlora kohëve të fundit është e angazhuar dhe me shfaqjen “Muslimani”, ku rolet kryesore në këtë shfaqje kanë aktorja Vlora Nikçi dhe aktori i mrekullueshëm
Enver Petrovci.
Me këtë shfaqje ,e cila njëherësh ishte e fundit, aktori Petrovci e përmbyllë karrierën e tij teatrale 50 vjeçare.
“Bisha në Hënë” dhe “Muslimani”, janë shfaqjet më të shikuara këtë vit në TKK, ku me javë të tëra rezervoheshin biletat për t’i parë këto shfaqjeje, gjë që nuk ka ndodhur tash e 20 vite në Teatrin Kombëtar të Kosovës.
Përveç se një aktore e përkryer dhe e suksesshme, Vlora po ashtu është dhe një nënë e nrekullueshme, ku ka një djalë dhe është bashkëshortja e aktorit të njohur kosovar Armend Baloku.
Vlorës i urojmë shëndet dhe suksese në karrierën e saj si aktore.

