Visar Ganiu mirëpriti në takim ambasadorin italian, Andrea Silvestre

Shkup, 23 qershor – Kryetari i komunës së Çairit, Visar Ganiu, sot në zyrat e tij ka mirëpritur në takim, ambasadorin italian, Andrea Silvestre, informon Zhurnal.

Dy bashkëbiseduesit kanë diskutuar për thellimin e bashkëpunimit midis dy institucioneve.

“Përkujtova se çdo bashkëpunim që do ta kishim vendosur me shtetin italian do të ishte në dobi të mirëqenies së banorëve të Çairit.

Gjithashtu, Ambasadorin Silvestrie e informova edhe lidhur me tanimë vendosjen e partneriteteve nga ana e Komunës së Çairit me organizata dhe universitete italiane për pjesëmarrjen e përbashkët në Erasmus projekte, që kanë për qëllim krijimin e rrjeteve evropiane për këmbimin e praktikave pozitive me shtete të ndryshme.

Ambasadorin e falënderova pa masë për vizitën e sotme dhe shtova se mbështetjet dhe vizitat e tilla për ne janë me shumë peshë”, ka deklaruar kryetari i komunës së Çairit, Visar Ganiu./Zhurnal.mk

https://www.facebook.com/VisarGaniu.Cair/posts/572129730933600