Violeta Arbëri, dama që po sjell linjen e parfumeve të personalizuar

E bukura që e shohim në rrjete sociale, duke shëtitur sa në një event gjigand e sa në një tjetër, shoqëruar nga I shoqi Jimmy, por edhe njerëz me influencë në jetën publike, pikë të fortë e ka edhe stilin.

E angazhuar në biznes, modë, menaxhim dhe veprimtari të ngjashme me to, Violeta arrin ti japë ngjyrat më të bukura jetës, copëza të së ciles shpesh plasohen në faqen e saj me shumë ndjekës në Instagram.

Përtej të qenit yll Instagrami, Violeta është një menaxhere e shkëlqyer e biznesit familjar, merret me patundshmëri dhe ka një rrjet të gjërë shoqëror, me të cilët kalon kohë cilësore.

Thotë se stilit të jetuarit dhe të të veshurit i kushton një pjesë të mirë të kohës së saj, ndërkohë që nuk preferon të flasë për gjërat e shtrenjta në garderobën e saj. Violeta Arbëri, në shtator lanson marken e parfumit të saj “Violet Parfums”, që vjen në tri linja “Violet Venum”, “Violet Dark Fantasy” dhe “Violet Secret”.