Vazhdon debati i amandamenteve për ribalancin e Buxhetit

Shkup, 23 qershor – Komisioni kuvendor për financim dhe buxhet sot duhet ta vazhdojë debatin e amandamenteve rreth ribalancit të Buxhetit.

Gjatë ditës së djeshme, të gjashtë të debatit, u shqyrtuan 19 amandamente prej të cilave u pranua vetëm një me të cilin kërkohej të ndahen 2,5 milionë denarë për pastrim të deponisë industriale në Nerez.

Janë parashtruar gjithsej 204 amandamente prej të cilave mbi 170 nga grupi i deputetëve të VMRO-DPMNE-së, 28 të Aleancës së shqiptarëve dhe dy nga shumica parlamentare.

Në pajtim me Rregulloren për punë, debati i amandamenteve zgjatë dhjetë ditë