Tupançevski takon ambasadorin sloven, Predan
Shkup, 27 korrik – Ministri i Drejtësisë, Nikolla Tupançeski ka realizuar takim me ambasadorin e Republikës së Sllovenisë në Republikën e Maqedonisë së Veriut, Milan Predan.
Në takim është biseduar për zhvillimin e marrëdhënieve bilaterale mes dy vendeve dhe aktivitetet korrekte që do të ndërmerren në periudhën që vijon në drejtim të fillimit të skriningut sipas klastereve dhe kapitujve në shtator. Ambasadori Predan ka shfaqur shpresën se Sllovenia përmes përvojës së saj do të ndihmojë Maqedoninë e Veriut që me sukses të përfundojë procesin negociues, njofton Ministria e Drejtësisë.

