Tupançeski u takua me përfaqësues të UNICEF-it

Shkup, 27 korrik – Ministri i Drejtësisë, Nikolla Tupançeski, kishte takim me përfaqësuesen e UNICEF-it, Patricia Di Xhovani dhe Olimpija Markovska, oficere për mbrojtjen e fëmijëve. Në takim u bisedua për avancimin e të drejtave të fëmijëve, mbrojtjen e tyre dhe Strategjinë për mbrojtjen e përfaqësimit të fëmijëve, kumtoi Ministria e Drejtësisë.
Përfaqësuesit e UNICEF-it u informuan edhe për Kodin e ri penal në të cilin janë rishikuar dispozitat të cilat kanë të bëjnë me mbrojtjen ligjore të fëmijëve, veçanërisht për veprën “abuzim seksual të fëmijëve”. UNICEF-i do të japë mbështetje për dispozitat e reja ligjore, ndërsa bashkëpunimi me Ministrinë e Drejtësisë do të vazhdojë edhe në periudhën e ardhshme.