Tubim “Familja, para së gjithash”

Shkup, 26 qershor – Lëvizja maqedonase për bashkim (LMB) nga Manastiri, sot do të mbajë tubim për “ruajtjen e vlerave familjare, tradicionale dhe shoqërore”, të titulluar “Familja, para së gjithash”.

“Kundrejt tërë imoralitetit dhe polemikave të cilat na imponohen, së bashku të tregojmë se ne vlerat familjare, tradicionale dhe morale i kemi para gjithçkaje! Pa dallim të religjionit tuaj, kombit dhe partisë ju bëjmë thirrje në këtë tubim. Është koha të ndalojmë të njollosemi me kombe, parti dhe religjione, por nevojitet të bashkohemi dhe rëndësinë ta japim në vlerat reale familjare, tradicionale, etike dhe shoqërore”, theksojnë nga LMB.

Sipas paralajmërimit, do të mbahen dy tubime në orarin e njëjtë nga ora 20. njëri në Manastir në sheshin Magnolia, ndërsa i dyti në Shkup në “Zhena park”.