Triumfi i tallava-kulturës: Organizohet “festival” me muzikë tallava e valle në Parkun e Qytetit
Anulimi i dy festivaleve më të mëdha në Kosovë “Sunny Hill Festival” dhe “Beerfest Kosova” duket se nuk ua ka lënë ndonje shije të keqe prishtinasëve.
Në Parkun e Qytetit të Prishtinës, dhjetra persona kanë organizuar një piknik me valle e muzikë tallava.
Në një video të publikuar në rrjete sociale shihet se qytetarët po ia kalojnë kohë të mirë duke kërcyer.
Në anën tjetër zhvendosja e lokacionit të festivalit “Sunny Hill” nga Prishtina në Tiranë ka ngjallur reagime të mëdha në opinionin publik dhe tek qytetarët.
Ekipi i emisionit “Mirage”. ka pyetur qytetarët lidhur me këtë çështje dhe përgjigjet e tyre mund t’i gjeni në videon më poshtë.

