Trençevska: Punojmë në avancimin e shërbimeve sociale

Shkup, 1 gusht – Për profesionin si asistent personal për personat me aftësi të kufizuara të cilët kanë funksionalitet të reduktuar, nevojitet ndjeshmëri më e madhe dhe dëshirë për të kryer aktivitetin. Ky shërbim është futur me Ligjin për Mbrojtje sociale dhe ju përket personave me aftësi të kufizuara fizike më të rënda nga mosha 6 deri në 69 vjeç.

Për momentin në Kuvend janë ndryshimet e këtij ligj, me çka planifikojmë t’i përfshijmë edhe personat me aftësi të kufizuara të kombinuara, theksoi ministrja e Punës dhe Politikës Sociale, Jovanka Trençevska.

Ajo gjatë pjesëmarrjes në programin e mëngjesit në Radio Televizionin e Maqedonisë, informoi se për momentin ka 183 asistentë personal që ofrojnë shërbimin e asistencës personale të cilët shërbejnë si mbështetje për përdoruesit dhe vetë asistentët.

Ministrja përmendi se ofruesi më i madh i këtij shërbimi është Kryqi i Kuq. Trençevska theksoi se asistentët personal u nënshtrohen trajnimeve për të cilat marrin licencë pune si dhe gjatë punës kualifikimi vazhdon me qëllim të reflektimit të shërbimit më cilësor.

Trençevska ka folur edhe për bashkëpunimin me pushtetin lokal dhe rëndësinë e shërbimeve sociale në komunat e përshtatura me nevojat e qytetarëve.

“Në vitin 2019 e kemi publikuar thirrjen e parë publike për shprehje të interesit të njësive vendore për realizimin e shërbimeve sociale. Përmes thirrjes dorëzohet projekt nga komuna për nevojat e komunitetit lokal për një lloj tjetër shërbimi si për shembull: shërbim të ndihmës dhe kujdesit për personat me aftësi të kufizuara, ndihmë dhe kujdes për të moshuar, hapjen e qendrave ditore për personat me aftësi të kufizuara apo shërbime të tjera. Për momentin kemi lidhur marrëveshje administrative me 22 komuna ku MPPS financon ofrimin e shërbimeve për asistentë personalë në vetëqeverisjen lokale”, shtoi Trençevska.

Ministrja theksoi se për momentin thirrja e dytë publike është aktive dhe ka inkurajuar komunat të paraqesin projekte sipas nevojave të qytetarëve.