Trençevska: Politikë dhe rregullativë për kundërshtimin e dhunës ndaj grave dhe vajzave

Shkup, 20 qershor – Ministrja e Punës dhe Politikës Sociale Jovana Trençevska sot ka marrë pjesë në forumin rajonal “Virtualiteti është realitet: Përforcimi i kornizës legjislative për mbështetje të autonomisë trupore”, në organizim të Fondit për popullsinë të OKB-së (UNFPA), informojnë nga shëribmi për shtyp i ministres.

Në kumtesë thuhet se folësit nga rajoni kanë diskutuar për gjendjet vijuese me “sajber” dhunën në shtetet e tyre përmes kornizave ligjore.

“Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut është zotuar për zero tolerancë ndaj të gjitha formave të dhunës ndaj grave duke ndërmarrë masa dhe aktivitete konkrete në një nga fushat prioritare, barazinë gjinore. Ky përkushtim u konfirmua me miratimin e zotimeve kombëtare në Samitin e Nairobit në vitin 2019”, tha Trençevska në fjalimin e saj.

Ministrja theksoi se Republika e Maqedonisë së Veriut është ndër vendet e para që e ka nënshkruar Konventën për parandalimin dhe luftimin e dhunës ndaj grave dhe dhunës në familje (Konventa e Stambollit), të cilën në dhjetor të vitit 2017, Kuvendi e miratoi Ligjin për ratifikim. Në vitin 2021 u miratua Ligji për parandalimin dhe mbrojtjen nga dhuna ndaj grave dhe dhuna në familje si aktiviteti i parë që synon zbatimin e Konventës. Ligji është plotësisht në përputhje me Konventën e Stambollit dhe synon të zgjerojë sistemin e parandalimit dhe mbrojtjes së të gjitha formave të dhunës me bazë gjinore dhe në familje.