Trençevska: Përmirësimi i cilësisë së jetesës është prioriteti ynë
Shkup, 26 korrik – Politikat dhe masat të cilat Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Ministria e Punës dhe Politikës Sociale i krijon dhe i realizon me qëllim të përmirësimit të cilësisë së jetës së kategorisë më rritur të qytetarëve në shtetin tonë, theksoi ministrja e Punës dhe politikës sociale, Jovanka Trençevska për edicionin mujor të gazetës “Penzioner”.
Ministrja u përqendrua në miratimin e metodologjisë së re për rritjen e pensioneve, me të cilin pensionet do të harmonizohen me model të kombinuar prej 50 për qind të pagës mesatare dhe 50 për qind rritje të shjpenzimeve së jetesës. Theksoi se me pagesën e pensionit të shtatorit dhe sipas analizave fillestare, pensionistët do të kenë rritje për rreth 8 për qind të pensioneve më të larta.
Ajo theksoi se, përveç rritjes së pensioneve, në kohë të krizës ekonomiko-energjetike dhe tronditje të çmimeve, Qeveria ka siguruar edhe mbështetje financiare për 330.000 pensionistë nga 1.000 denarë në kohëzgjatje prej tre muajve.
“Në të njëjtën kohë, Ministria në partneritet me komunat dhe organizatat e shoqërisë civile po punon për ngritjen e shërbimeve sociale në nivel lokal, të dedikuara për të moshuarit, tashmë të njohura nga qytetarët, ndihmë dhe kujdes në shtëpi, e cila është e një rëndësie të veçantë. jo vetëm për shfrytëzuesit e shërbimit, por edhe për përfshirjen e njerëzve të vështirë për t’u punësuar nga komuniteti në tregun e punës”, deklaroi Trençevska për gazetën “Penzioner”.
Ministrja sqaroi se ky shërbim social sigurohet përmes Projektit për përmirësimin e shërbimeve sociale në nivel vendor, projekt i Ministrisë së Punës dhe Politikës Sociale, me mbështetje të Bankës Botërore.
Trençevska informoi se në ku adër të thirrjes së parë për ndarje të granteve për zhvillimin e shërbimeve sociale në nivel lokal, 22 projekte në 27 komuna kanë marrë mbështetje financiare përmes këtij projekti. Pjesa më e madhe e tyre ose 16 janë për ndihmë në kujdesin e të moshuarve në shtëpi. Përmes këtyre shërbimeve mbulohen më shumë se 500 përdorues, ndërsa përfitim shtesë është se personat që angazhohen për realizimin e këtyre projekteve janë nga kategoritë e rrezikuara sociale, të cilët më parë kanë kryer trajnime profesionale.
“Së bashku me Unionin e pensionistëve do të vazhdojmë të krijojmë masa dhe politika të cilat do të dedikohen për pensionistët dhe të cilët do të thonë ndihmë dhe mbështetje edhe në periudhën e ardhshme”, tha Trençevska.

