Trençevska nga Polonia: Sipërmarrësia sociale çon në hapjen e vendeve të punës

Shkup, 28 korrik – Ministrja e Punës dhe Politikës Sociale, Jovanka Trençevska në kuadër të qëndrimit në Republikën e Polonisë e vizitoi ndërmarrjen sociale ARKA, e cila përfaqëson model të suksesshëm për krijimin e shërbimeve të integruara sociale për kujdes për personat e moshuar dhe ku në një vend sigurohet qëndrim ditor, shërbimi për kujdes familjar dhe mbrojtje sociale jashtë familjes.
“Ministrja Trençevska ishte e shoqëruar nga senatori Libicki, anëtar i Parlamentit të Polonisë, kryetari i komunës Pniei, Pzhevoenji, drejtoresha e ARKA, Zimna dhe përfaqësues të qendrave për punë sociale. Sipërmarrja sociale ARKA, e cila ndodhet në një mjedis të bukur natyror, kujdeset për 30 të moshuar. Disa janë në strehim të përhershëm, dhe disa janë në kujdes të përkohshëm dhe ditor sipas nevojave të familjeve të tyre. Shërbimet e tyre, sipas kategorisë së përdoruesve, tarifohen nga familjet ose me subvencione nga shteti. Komuna ndihmoi duke hequr dorë nga një ndërtesë e braktisur nga periudha e tranzicionit, e cila është përshtatur në përputhje me rrethanat”, thuhet në deklaratën e Ministrisë së Punës dhe Politikës Sociale.
Sipas MPPS, me rëndësi të madhe është edhe fakti se 50 për qind e të punësuarve në ARKA vijnë nga kategoritë e ndjeshme të bashkësisë, që konfirmon se sipërmarrësia sociale si proces çon në zgjedhje të shumta sociale dhe hapjen e vendeve të punës.
Ministrja Trençevska theksoi se plakja e popullsisë përgjatë botës duke përfshirë edhe Maqedoninë e Veriut në vazhdimësi e rrit kërkesën e ofruesve të shërbimeve për strehim dhe kujdes të personave të moshuar, që, siç tha, përfaqëson sfidë të dëmtuar që të nxiten dhe inicohen ndryshime pozitive sociale për mbrojtje dhe kujdes të popullatës së moshuar.
“Përvoja e Polonisë është shembull i mirë për inspirim dhe nxitje për krijimin e ndërmarrjeve të këtilla sociale ku do të sigurohet kujdes për personat e moshuar në nivel lokal sigurohet me riinvestim në profit për shkak të misionit social”, potencoi Trençevska.