Tërmet prej 2,8 ballëve në Kosovë, është ndjerë në Shkup

Ferizaj, 31 Korrik – Lëkundje të forta tërmeti janë ndjerë para pak minutash në Kosovë. Mësohet se lëkundjet janë ndjerë në rajonin e Ferizajt, shkruan faqja EMSC.

Raportohet se lëkundje të tokës ka pasur edhe në Serbi dhe Maqedoni të Veriut, ndërsa deri më tani nuk është raportuar për të lënduar.

Tërmet me magnitudë prej 2,8 ballëve dhe intensitet prej II-III sipas Shkallës evropiane makrosizmike, në orën 08:28 të mëngjesit është ndjerë nga popullata në Shkup dhe rrethinë, kumtoi Observatori sizmologjik pranë Fakultetit matematiko natyror në Shkup.

Epiqendra e tërmetit, siç theksohet, ishte në 26 kilometra në verilindje të Shkupit në Republikën e Kosovës fqinje.