Tegeltia: Do të përpiqem t’i bind në BeH ata që janë kundër Ballkanit të Hapur për korrektësinë e kësaj nisme

Ohër, 8 qershor – Duhet të marrim një vendim politik për anëtarësim në Ballkanin e Hapur. Shpresoj që ata që ushtrojnë presion publik do të kontribuojnë në këtë vendim. Do t’i drejtoj të gjitha kapacitetet dhe energjitë e mia për t’i bindur ata që janë kundër kësaj nisme për korrektësinë e saj, tha në konferencën e përbashkët për shtyp kryesuesi me Këshillin e Ministrave të BeH-së, Zoran Tegeltia në Ohër në Samitin “Ballkani i Hapur”.

– Komuniteti i biznesit i BeH-së tani është plotësisht i përkushtuar ndaj Ballkanit të Hapur. Qytetarët janë të vetëdijshëm se çfarë sjell ai. Duhet të marrim një vendim politik dhe pse nuk është marrë është ende e vështirë të flasim. Askush nga ata që supozohet ta kalojnë nuk kanë thënë pse janë kundër Ballkanit të Hapur, qoftë për shkak të frikës se ai është zëvendësim i anëtarësimit në BE apo për shkak të një lideri që e ka propozuar këtë ide. Sot u bë përpjekje që ky vendim të paraqitet në një seancë të Presidencës së BeH. Por është marrë vendim që kjo pikë të mos futet në rend dite. Shpresoj që ata që ushtrojnë presion publik do të kontribuojnë në këtë vendim. Do të drejtoj të gjitha kapacitetet dhe energjitë e mia për të bindur ata që janë kundër kësaj nisme për korrektësinë e saj. Vendimi nuk ka të bëjë me luftën në Ukrainë, por është çështje e brendshme jonë, tha Tegeltia në pyetjen e gazetarëve se çfarë ua ndryshoi mendjen tani t’i bashkohen kësaj nisme.

Ai në një konferencë të përbashkët për shtyp me kryeministrat e Maqedonisë së Veriut Dimitar Kovacevski, Shqipërisë, Edi Rama dhe Malit të Zi, Dritan Abazoviq, si dhe presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq, theksoi se pas këtij takimi dhe nënshkrimit të marrëveshjeve dhe memorandumeve, BeH duhet të bëhet anëtare e plotë e këtij projekti.

– Për këtë jam më i sigurt se para se të vija këtu. Përgjegjësia është mbi ne. Faleminderit që na hapët derën dhe që nuk vendosni kushte dhe afate. Ne dimë ta vlerësojmë këtë”, tha Tegeltia.