Takimi dypalësh i zëvendëskryeministrit Mariçiq me homologen moldave Kristina Gerasimov

Shkup, 26 prill – Zëvendëskryemimistrja për Çështje Evropiane e Republikës së Moldavisë, Kristina Gerasimov sot do të qëndrojë për vizitë zyrtare në Maqedoninë e Veriut.

Siç bëri të ditur Sekretariati për Çështje Evropiane, zëvendëskryeministri për Çështje Evropiane i Republikës së Maqedonisë së Veriut, Bojan Mariçiq dhe zëvendëskryemnistrja Gersimov do të  mbajnë takim dypalësh.