Takim i kryetarit të LSM-së me kryetarin e Komisionit për financim dhe buxhet
Shkup, 20 qershor – Kryetari i Lidhjes së sindikatave të Maqedonisë (LSM), Darko Dimovski dhe kryetari i Komisionit për financim dhe buxhet, Bojan Stojanovski sot kanë realizuar takim lidhur me mbledhjen e Komisionit për financim dhe buxhet ku duhet të shqyrtohet amendamenti i LSM-së për rritjen e pagave në sektorin publik.
Nga LSM presin që të gjithë deputetët ta mbështesin amendamentin e tyre që siç thanë është me rëndësi ekzistenciale.
“Kemi pasur parasysh se nevojitet amendamenti të dorëzohet deri në Kuvend konform Rregullores që të mund të pranohet nga ana e deputetëve dhe presim të gjithë deputetët ta mbështesin amendamentin e LSM-së që është me rëndësi ekzistenciale, konform procedurave iniciuar nga deputetët e VMRO-DPMNE-së në Kuvend, para së gjithash bashkëpunimi mes përfaqësuesve punonjës dhe përfaqësuesit e popullit që paraqet hallkë të rëndësishme të të drejtave të punëtorëve edhe në të ardhmen të jetë praktikë në tejkalimin e të gjitha sfidave”, theksohet në kumtesën e LSM-së.
Prej atje kërkojnë nga Stojanovski në mbledhjen e sotme të Komisionit që ky qëndrim të prezantohet dhe të dorëzohet letra që LSM e inicioi deri te të gjithë anëtarët e Komisionit.
Në takim poashtu kanë marrë pjesë edhe nënkryetarët e Këshillit të LSM-së, Ivan Peshevski dhe Igor Gjerasov dhe deputetja Dafina Stojanovska.

