Suspendohet nga puna shoferi i NQP Shkup pasi sulmoi fizikisht një udhëtar

Shkup, 20 korrik – Janë ndërmarë masat për zbardhjen e incidentit që ndodhi mbrëmë në një autobus me numër 24. Gjegjësisht, bëhet fjalë për një sulm fizik që shoferi i autobusit kreu mbi një udhëtar. Ky sulm është konfirmiar edhe nga kamerat e autobusit.

Sot, në mënyrë eksprese shoferi i NQP Shkup është shkarkuar nga puna dhe është ngritur procedurë për përgjegjësi penale./Zhurnal.mk