Spasovski: Të mos harrohen viktimat, të mos harrohet humanizmi i botës

Shkup, 26 korrik – Sot e kujtojmë një prej ditëve më të rënda të historisë së kryeqytetit tonë Shkupit, kur më 26 korrik të vitit 1963, para saktë 59 vitesh, në orën 05 e 17 minuta, një tërmet katastrofik ua mori jetën 1000 bashkëqytetarëve tanë ndërsa shumë kanë mbetur pa çati mbi kokë – SHkupi u shkatërrua, shkroi ministri i Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski në profilin e tij në Fejsbuk.
“Ndihma dhe mbështetja globale nga 87 kombe anembanë botës e shndërroi Shkupin në një qytet solidariteti dhe ne të gjithë kemi marrë mësim nga kjo, për gati 6 dekada, se siguria e qytetarëve është prioriteti kryesor dhe se vetëm me bashkim mund të ndërtoni shoqërinë për të gjithë. Të mos i harrojmë viktimat, të mos harrojmë humanizmin e botës!”, publikoi Spasovski në FB.